Loading…

Valë e re përvëluese mbi Europën, OBSH alarmon: S’është më thjesht mot, por krizë vdekjeprurëse

  • 07/07/2026 | 13:31

Valë e re përvëluese mbi Europën, OBSH alarmon: S’është më thjesht mot, por krizë vdekjeprurëse

Një tjetër përkeqësim i motit të nxehtë pritet të prekë Evropën, me temperatura që mund të arrijnë deri në 43 gradë Celsius në Portugali dhe jugun e Spanjës gjatë kësaj jave, transmeton Gazeta Metro.


Drejtori rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën, Hans Henri P. Kluge, paralajmëroi se temperaturat e larta po shndërrohen në një sfidë serioze për shëndetin publik. Sipas tij, disa vende evropiane dhe pjesë të Azisë Qendrore tashmë po përballen me nxehtësi mbi 40 gradë.

Pas kësaj situate, OBSH-ja zhvilloi një takim të jashtëzakonshëm me përfaqësues nga 41 shtete, institucionet evropiane dhe organizatat e shoqërisë civile, ku u diskutuan masat për mbrojtjen e qytetarëve.

Kluge tha se disa vende kanë ndërmarrë hapa pozitivë, duke përmendur sistemet e monitorimit të Italisë, komunikimin publik të Spanjës dhe masat e ndërmarra nga disa shtete për të lehtësuar presionin mbi shërbimet shëndetësore.

Megjithatë, ai kritikoi faktin se rreth gjysma e vendeve në rajonin evropian ende nuk kanë plane kombëtare për përballimin e pasojave shëndetësore nga temperaturat ekstreme.

Sipas tij, më të rrezikuarit mbeten të moshuarit, personat pa strehim dhe qytetarët e izoluar socialisht, ndërsa sistemet shëndetësore duhet të përshtaten më shumë me ndikimet e ndryshimeve klimatike. OBSH-ja bëri thirrje që shtetet të përmirësojnë koordinimin mes institucioneve dhe të ndërtojnë mekanizma më të shpejtë reagimi përpara valëve të ardhshme të nxehtit./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë