Loading…

‘Vala’ me probleme, vështirësohet komunikimi i klientëve

  • 26/07/2019 | 08:33

‘Vala’ me probleme, vështirësohet komunikimi i klientëve

Përveçqë nuk kanë funksionuar thirrjet me pagesë, në dy ditët e fundit ka pasur problem të shërbimeve të internetit të ofruara nga ky operator i telefonisë.


Klientët janë ankuar se kjo u ka shkaktuar vështirësi, ndërkohë që nga “Vala” kanë thënë se kanë pasur disa avari në sistemin operativ dhe se janë duke punuar që problemet të sanohen.

Teuta Gashi, nga Prishtina, ka thënë se tash e dy ditë ka pasur probleme për të komunikuar për nevoja të saj personale dhe të punës, shkruan sot koha ditore.

Probleme ka pasur edhe me thirrjet emergjente siç është Policia. Sanije Kajtazi, nga Prishtina, ka thënë se mëngjesin e së enjtes nuk kanë arritur të telefonojnë as Policinë.

Ndërkohë që zëdhënësi i Telekomit të Kosovës, Arsim Bilalli, ka thënë se të mërkurën dhe të enjten rrjeti i telefonisë mobile “Vala” ka pasur disa avari teknike të shfaqura në sistemin operativ të saj./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë