Loading…

Vala e shitjes së tokave të shtetit

  • 18/04/2017 | 09:09

Vala e shitjes së tokave të shtetit

Përmes metodës së likuidimit Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka nxjerrë në shitje 65 ndërmarrje shoqërore në gjithë territorin e Kosovës. Pjesa dërrmuese e ndërmarrjeve të nxjerra në shitje janë toka bujqësore, si dhe lokale kryesisht nëpër fshatra të ndryshme të Kosovës.


Sipërfaqe të konsiderueshme të tokës bujqësore janë hedhur në shitje nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) në valën e 31-të të shitjes përmes metodës së likuidimit.

Në këtë valë të likuidimit janë nxjerrë në shitje edhe një numër i lokaleve, kryesisht nëpër fshatra të Kosovës. Në njoftimin e publikuar në uebfaqe të AKP-së shihet se në këtë valë të likuidimit janë nxjerrë në shitje 5.5 hektarë tokë të ish-ndërmarrjes “Elan”, e cila gjendet në fshatin Navalan, të komunës së Vushtrrisë.

“Parcelat ndodhen në një afërsi me njëra-tjetrën dhe gjenden në rrugën kryesore të fshatit Navalan. Sipas raportit nga terreni, në këto parcela nuk ka ndërtime ilegale dhe nuk punohen. Në ngastrën 718-0 është e vendosur një shtyllë elektrike e tensionit të lartë”, thuhet në njoftimin e publikuar nga AKP-ja, shkruan Zeri.

E për të ofertuar në blerjen e kësaj prone, sipas AKP-së, personat fizikë apo edhe juridikë duhet të deponojnë 10 mijë euro. Po ashtu edhe në fshatin Sofaj, të komunës së Ferizajt, AKP-ja ka nxjerrë në shitje 2 hektarë e 87 ari.

Sipas njoftimit të publikuar nga AKP-ja, toka e ofruar për shitje është e përshtatshme për kultivimin e drithërave të ndryshme derisa më herët në momentin e shitjes një numër i konsiderueshëm i pronave kanë qenë në shfrytëzim apo edhe të uzurpuara, tash të gjitha pronat siç është edhe kjo janë të lira.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë