Loading…

Vaki kosovare: Shtrohet rruga në Suharekë, në mes të saj mbet një shtyllë elektrike

  • 16/06/2021 | 19:01

Vaki kosovare: Shtrohet rruga në Suharekë, në mes të saj mbet një shtyllë elektrike

Një shtyllë elektrike ka mbetur në mes të rrugës në fshatin Greikoc të Suharekës dhe për këtë opozita atje, dhe qytetarët po e shohin fajtor kryetarin Bali Muharremaj, shkruan Gazeta Metro.


Në fshatin Greikoc të Suharekës, u realizuan punimet në një rrugë nga qeverisja e Bali Muharremaj.

Rruga ‘5 Prilli’ është shtruar me kubëza betoni, por ajo çka bie në sy është një shtyllë elektrike.

Në mes të rrugës ka mbetur kjo shtyllë elektrike që po paraqet pengesë madhe për banorët. Ata nuk kanë mundësi që të kyçen si duhet në këtë rrugë.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe nëndega e LDK’së në këtë fshat, ku ka kërkuar largimin e kësaj shtylle.

Më poshtë keni fotografitë nga vendi i ngjarjes. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë