Loading…

Vajzat rrihen në mes të rrugës për një djalë |VIDEO

  • 16/10/2018 | 13:30

Vajzat rrihen në mes të rrugës për një djalë |VIDEO

Ndodh rëndom që dy djem të grinden sepse pëlqejnë të njëjtën vajzë, por ky nuk është rasti. Agjencia turke e lajmeve “IHA” ka publikuar një video të dy vajzave që rrihen me njëra-tjetrën në mes të rrugës për një djalë.

Ngjarja ka ndodhur në distriktin Haliliye të Provincës Shanliurfa, afër kufirit me Sirinë.

Dy nxënëset e shkollës së mesme mësohet se janë takuar me njëra-tjetrën pasi mbaruan mësimin. Pasi nuk zgjidhën asgjë me fjalë, ngatërresa për djalin që pëlqenin u kthye në një zënkë me grushte.

Shokët dhe shoqet që ndodheshin aty pranë, në vend që t’i ndanin nxorën telefonat celularë dhe filmuan zënkën. Video e vajzave që godasin dhe kapin njëra-tjetrën për flokësh ka bërë xhiron e rrjeteve sociale.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë