Loading…

Vajzat e rrëmbyera në Ferizaj janë kthyer vet në shtëpi, Prokuroria nuk ka gjetur elemente të veprës penale e as sulm seksual

  • 10/12/2019 | 21:47

Vajzat e rrëmbyera në Ferizaj janë kthyer vet në shtëpi, Prokuroria nuk ka gjetur elemente të veprës penale e as sulm seksual

Vajzat e mitura nga Ferizaj të raportuara nga prindi i tyre se janë rrëmbyer me forcë dhe janë futur në një automjet duke u larguar në drejtim të panjohur, janë kthyer vet në shtëpi, Prokuroria Themelore e Ferizajt  nuk ka gjetur elemente të veprës penale e as sulm seksual ndaj tyre, shkruan Gazeta Metro

Në raportin e policisë thuhet se një prind ka raportuar në polici se dikush ia ka sulmuar seksualisht dy vajzat e tij të mitura, ai ka raportuar se ato janë marrë me dhunë dhe janë futur  në një veturë duke u larguar në drejtim të panjoftur.

Agim Gashi zëdhënës nga policia rajonale e Ferizajt për televizionin T7 deklaroi se prindi i cili ka dhënë deklaratën në polici se vajzat e tij të mitura janë rrëmbyer me forcë, i njeti ka deklaruar se ato kanë dalë nga vetura dhe janë kthyer në shtëpi.

“Para dy ditësh është raportuar nga ana e prindit se dy persona me dhunë i kanë marr dy vajzat e tij të mitura dhe i kanë futur në automjet duke u larguar në një drejtim të panjohur, por pas një kohe ato kanë dalë nga vetura sipas deklaratës së prindit, dhe janë kthyer në shtëpi” thotë Gashi

Prokuroria Themelore e Ferizajt për rastin në fjalë për televizionin T7  kanë thënë se fillimisht janë ndaluar dy djemt e përfshier në rast, por pasi që ishin marrë në pyetje ata ishin liruar në procedurë të rregullt. Gjithashtu nga prokuroria ishin intervistuar edhe të miturat të cilat kishin marrë rrugë nga Ferizaj drejt fshatit Gjurgjedell komuna e Kaçanikut ku do të shkonin në një ndejë, por deri tani sipas Prokurorisë Themelore nuk janë gjetur elemente të veprës penale e as të sulmit seksual.

Dy të dyshuarat e mitura nga fshati Talinoc i Muhaxherëve komuna e Ferizajt kishin raporte shoqërore prej dy vitesh me të dyshuarit./gazetametro.net

Burrat në Ferizaj rrëmbejnë dy vajzat e vogla të babait: Tentojnë t’i përdhunojnë, policia i liron

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë