Loading…

Vajza e zëvendëskryeministres nuk përmbahet, emocionohet për fitoren e tenistit kontrovers serb

  • 15/06/2021 | 11:13

Vajza e zëvendëskryeministres nuk përmbahet, emocionohet për fitoren e tenistit kontrovers serb

Sabina Rexhepi, vajza e zëvendëskryeministres së Republikës së Kosovës, Emilia Rexhepi, e cila është e punësuar në Radio Televizionin Publik të Kosovës (RTK2), nuk e ka fshehur gëzimin e saj për fitoren e tenistit kontrovers serb, Novak Djokovic, shkruan Gazeta metro.


Rexhepi e cila paguhet nga taksat e Kosovës, nuk është përmbajtur derisa në rrjetet sociale ka shprehur ngazëllimin e saj për fitoren e tenistit serb në Roland Garros, i cili është i njohur për deklaratat nacionaliste dhe nxitëse ndaj Kosovës.

Tenisti serb, Djokovic së fundi kishte shpërndarë në Instagram një video teksa këndonte këngë nacionaliste për Kosovën, ndërsa dihet që profili i tij ndjeket nga rreth 8 milionë njerëz.

Ai gjithashtu më herët kishte shkruar se Kosovën nuk e japim, sepse ajo ka qenë gjithmonë e jona.

“Nuk të japim Kosovë, ke qenë gjithnjë e jona”, ishte shprehur Djokovic.

Rexhepi ka postuar në Instagram foton e tenistit kontrovers serb duke e shoqëruar me një koment “the best” që do të thotë më i miri, gjithashtu duke mos mjaftuar më kaq, ajo i ka komentuar në Facebook, duke i shkruar “Bravo Nole” duke e shoqëruar komentin me një zemër.

Duhet theksuar gjithashtu se zëvendëskryeministrja e Qeverisë Kurti, Emila Rexhepi e cila vjen nga komuniteti boshnjak, nuk ka reaguar fare për dënimin me burg të përjetshëm të ‘kasapit të Bosnjës’, Ratko Mladic./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë