Loading…

Vajza e vogël e pyet Fatmir Sejdiun a mund të bëhem Presidente: Ti qysh tash je Presidente

  • 17/02/2022 | 13:38

Vajza e vogël e pyet Fatmir Sejdiun a mund të bëhem Presidente: Ti qysh tash je Presidente

Moderatori Albion Haxhiri ka shpërndarë në Facebook një fotografi të vajzës së tij me ish-Presidentin Fatmir Sejdiu


Haxhiri ka treguar një moment të bukur në mes vajzës së tij dhe ish-Presidentit Sejdiu.

Ai thotë se vajza e tij e ka pyetur Sejdiun nëse një ditë mund tqë bëhet Presidente.

“Ish Presidenti, Fatmir Sejdiu vizitoi kopshtin në të cilin shkon Anika. Në këtë ditë dua të ndaj me ju një moment krenarie personale dhe familjare. Anika e pyet Presidentin: A mund të bëhem edhe unë Presidente?”, ka shkruar Muhaxhiri.

Ndërkaq thotë se Sejdiu ia lëshoi ulësen dhe i tha që ajo qysh tani është Presidente.

“z.Sejdiu me sensin e tij të humorit dhe me xhentilesë e fton Anikën, ja lëshon karrigën dhe i thotë: Ti qysh tash je Presidente! Përkrahet fuqishëm edhe nga ish Zonja e Parë 😀🥰 Gëzuar Kosovë”, ka shkruar Muhaxhiri.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë