Policia e Kosovës në raportin 24 orësh për rajonin e Mitrovicës ka bërë të ditur se një ankuese femër serbe ka raportuar se nga data 18.01.2017 ka dalë nga shtëpia vajza e saj e moshës së mitur, saktësisht 16 vjeçare.
Ankuesja dyshon se vajza e saj mund të jetë me një mashkull K-Rom me të cilin ajo është në lidhje, transmeton gazetametro.net.
Lidhur me rastin i dyshuari pas një kohe është vetëdorëzuar në Polici, kurse viktima është kthyer në shtëpinë e saj. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /gazetametro.net