Vajza e Jakup Krasniqit, Gresë Krasniqi i ka reaguar ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, duke thënë se ajo ka marrë vendim që pakot me gjëra esenciale të mos dërgohen në Hagë përmes MPJ’së, shkruan Gazeta Metro.
Gresë Krasniqi me anë të një shkrimi në Facebook, i ka bërë thirrje ministres që të lërë anash inatet personale ose të përgjigjet për veprimet e saj.
“Pakot me gjëra esenciale deri tash i kemi dërgu në Dhomat e Paraburgimit në Hagë përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme. Donika Shëarz, paska marrë vendim që ato pako mos me u dërgu përmes Ministrisë së saj. Ajo duhet me i lënë anash inatet personale ose ministrinë që aq dobët e udhëheq ose të përgjigjet për veprimet e saj”, ka shkruar Krasniqi.
Pakot me gjëra esenciale dërgohen zakonisht nga familjarët për ish-krerët e UÇK’së dhe të tjerët që po mbahen në paraburgim në Hagë nga Gjykata Speciale.
Më poshtë keni postimin e plotë të saj. /gazetametro.net