Loading…

Vajza e Enver Malokut pas dëshmisë të Shkumbin Mehmetit për vrasjet: Mirë se vjen Gjykatë Speciale

  • 11/01/2018 | 22:50

Vajza e Enver Malokut pas dëshmisë të Shkumbin Mehmetit për vrasjet: Mirë se vjen Gjykatë Speciale

Shkumbin Mehmeti, dëshmitar i mbrojtur i Prokurorisë Speciale, në një rrëfim ekskluziv në Klan Kosova, ka akuzuar vëllezërit Qerim dhe Ibrahim Kelmendi për organizim të vrasjeve të pasluftës në Kosovë.


Mehmeti, që ka thënë se ishte anëtar i një grupi vrasësish, bashkë me vëllezërit Kelmendi, ka thënë, ndër të tjera, se Kelmendët kanë urdhëruar vrasjen e deputetit të LDK’së, Smail Hajdaraj, dhe të Tahir Zemajt.

Pas akuzave të Mehmetit, ka reaguar Doruntinë Maloku, vajza e veprimtarit të vrarë të LDK’së, Enver Maloku.

Nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, Maloku ka dhënë interpretimin e saj të deklaratave të Mehmeti.

“-Fshehje e gjurmëve të krimeve. -Fshehje e deklaratave të dëshmitarëve. -Hetues e prokurorë frikacakë e të kapur nga politika. -Politikanë të përfshirë në vrasje të veprimtarëve politikë. … e cka jo tjetër!. Mirë se vjen Gjykatë Speciale!”, ka shkruar Maloku në rrjetin social.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë