Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ceremoninë e hapjes së një vade nga ministri në largim Armend Muja dhe Shpetim Bulliqi si një shpërfaqje e kapacitetit të deritanishëm të këtij ekzekutivi, transmeton Gazeta Metro.
Ajo komentoi të mërkurën atë si një ilustrim të një dështimi ekonomik të tyre jo vetëm një qasje populliste.
“Një ministër dhe një kryetar komune e shndërrojnë në një ngjarje me karakter shtetëror hapjen e një vade” tha Vlora Çitaku në ‘Pressing të T7.
Ajo më tutje adresoi çështjen e rënies së ekonomisë që indikator është edhe ikja e popullatës që është shqetësuese për të ardhmen e mirëqenies së vendit.
“Kosova pa njerëz nuk i duhet asnjë kryeministri – Kurti ka menaxhuar 20 miliard euro taksa e unë nuk mund ta përmend as edhe një projekt të vetëm”