Loading…

Kishte plan për vrasje të politikanëve, gazetarëve e opinonistëve

  • 15/03/2017 | 22:08

Kishte plan për vrasje të politikanëve, gazetarëve e opinonistëve

23:00 – Presidenti Hashim Thaçi i pyetur për organizatën ‘Syri i Popullit’ e cila ka marrë përgjegjësinë për atentatin ndaj avokatit Azem Vllasi, ka thënë se informatat që atij si president i janë paraqitur nga organet e sigurisë dhe ato të drejtësisë, janë tejet shqetësuese.

Thaçi këtë organizatë e ka cilësuar si terroriste, dhe me lidhje të cilat sipas tij nëse analizohen me kujdes, adresën e kanë në Rusi.

Në këtë listë Thaçi ka thënë se janë 26 persona, shumica e tyre liderë politik të vendit, por ka edhe opinionistë, gazetarë e edhe liderë fetarë nga të gjitha fetë në vend.


Po t’i dëgjonim ndërkombëtarët treni do të vinte në Fushë Kosovë

22:25 – Presidenti Hashim Thaçi i kritikuar se po insiston që transformimin e FSK’së në ushtri ta bëjë pavarësisht kundërshtimeve të NATO’s dhe Ambasadës Amerikane, ka thënë se nuk duhet dëgjuar çdo herë ndërkombëtarët.

Ai në emisionin Click në RTV 21, ka thënë se mos të ishte vendosmëria e institucioneve të Kosovës, treni rus do të vinte deri në Fushë Kosovë e muri serb në veri nuk do të rrënohej. Në këtë rast reagimi i ndërkombëtarëve sipas Thaçit do të ishte ‘good guys’ (djemë të mirë).


Ushtrinë do ta kemi, por edhe partneritetin me ndërkombëtarët

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka theksuar sërish se Ushtria e Kosovës do të formohet.

Thaçi në emisionin “Click” në RTV21, ka thënë se procesi i transformimit të FSK-së në Ushtri, do të jetë proces gjithëpërfshirës dhe do të mbyllet suksesshëm.

“Do ta kemi ushtrinë dhe do ta ruajmë partneritetin me ndërkombëtarët”, tha Thaçi, transmeton Telegrafi.

Presidenti më tej ka theksuar se do të vazhdojnë të insistojnë që t’i bindin deputetët e Listës Serbe që të marrin pjesë në këtë proces, duke theksuar se Ushtria e Kosovës nuk do të jetë vetëm e një etnie.

“Deputetët e Listës Serbe do ti presim deri në sekondën e fundit që të marrin pjesë në këtë proces”, tha Thaçi.

Duke komentuar letrën dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, Thaçi tha se “nuk i kundërpërgjigjem askujt, por është obligim i imi kushtetues që të ju sqarojë”

Thaçi shtoi se fundi i fundit ky është vendim i institucioneve të Kosovës që të vendosin vetë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë