Loading…

Ushtria ukrainase: Kemi vrarë 3200 ushtarë rusë dhe kemi shkatërruar 102 tanke e 14 aeroplanë

  • 26/02/2022 | 08:17

Ushtria ukrainase: Kemi vrarë 3200 ushtarë rusë dhe kemi shkatërruar 102 tanke e 14 aeroplanë

Sipas raportimeve të fundit nga lufta në Ukrainë, deri tani janë vrarë 3 mijë e 200 ushtarë rusë dhe janë zënë rob 200 të tjerë, shkruan Gazeta Metro.


Ushtria e Ukrainës ka njoftuar se gjatë dy ditëve të luftës ka shkatërruar 102 tanke të ushtrisë ruse, gjithashtu ka shkatërruar 536 vetura të blinduara, 8 helikopterë, 14 aeroplanë, 15 artileri dhe një sistem raketor BUK-1.

Ndërkaq mbrëmë gjatë natës ka pasur shpërthime të mëdha në Kiev.

Shpërthime u raportuan brenda kryeqytetit në orët e para të së shtunës pas zhvillimit të atyre në periferi ndërsa trupat ruse përparonin në qytet.

Të shtëna me armë zjarri u dëgjuan gjithashtu pranë qendrës së qytetit. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë