Loading…

Ushtria e sjell diplomatin amerikan në Kosovë

  • 28/03/2017 | 11:26

Ushtria e sjell diplomatin amerikan në Kosovë

Zëvendësi i Ndihmësit të sekretarit të shtetit amerikan, përgjegjës për çështjet europiane dhe euroaziatike, Hoyt Brian Yee, ka nisur sot një vizitë në Kosovë.


Ai do të takohet me kryeparlamentarin Veseli, zëvendëskryeministrin Stojanovic, ministren për Dialog Edita Tahiri, ministrin Demolli dhe komandantin e FSK’së, Rrahman Rama, dhe përfaqësuesin e Listës “Srpska”.

Në agjendën e Hoyt Yee nuk janë paraparë takime me opozitën e as me Presidentin Hashim Thaçi. Po ashtu, në listën e zyrtarëve që do t’i takojë Yee nuk është as kryeministri Mustafa, i cili sipas një njoftimi të LDK’së ndodhet në Bruksel.

Kjo është agjenda e Hoyt Yee:

Zëvendëssekretari do të nisë takimin:

e martë, 28 mars 2017

13:00

Takim me Kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli

Zyra e Kryetarit të Kuvendit

Medie: vetëm pamje në fillim të takimit

14:00

Takim me zëvendës-Kryeministrin Branimir Stojanovic dhe udhëheqësin e grupit parlamentarë “Srpska Lista” Slavko Simic

Zyra e zëvendës-Kryeministrit (kati 4)

Medie: vetëm pamje në fillim të takimit

15:00

Takim me Ministren për Dialog Edita Tahiri

Ministria e Punëve të Jashtme (zyra 306)

Medie: vetëm pamje në fillim të takimit

e mërkurë, 29 mars 2017

11:30

Takim me Ministrin e FSK Haki Demolli dhe Generalin Rrahman Rama

Selia e FSK-së

Medie: vetëm pamje në fillim të takimit

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë