Loading…

Ushtria e Malit të Zi ia mësyen te kufiri me Shqipërinë

  • 17/08/2018 | 22:05

Ushtria e Malit të Zi ia mësyen te kufiri me Shqipërinë

Mali i Zi ka dërguar trupat ushtarake në kufirin me Shqipërinë për të parandaluar fluksin e emigrantëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut.


Lajmi është bërë i ditur zyrtarisht nga Ministria e Mbrojtjes së Malit të Zi.

“Trupat malazeze do të përdoren nga e enjtja për të kontrolluar rajonin kufitar dhe kufirin shtetëror me Republikën e Shqipërisë pranë pikës doganore të Bozhaj. Siguria kufitare do të sigurohet nga patrulla të përbashkëta të policisë dhe Forcave të Armatosura që do të parandalojnë kalimet e paligjshme drejt Malit të Zi, si dhe veprimtari të tjera të paligjshme në rajonin kufitar”, thuhet në njoftimin e Ministrisë malazeze të Mbrojtjes.

Në muajin maj, autoritetet malazeze paralajmëruan se do të ndërtonin një gardh në kufirin me Shqipërinë, pikërisht për të parandaluar kalimin e refugjatëve që vijnë nga Lindja e Mesme. Por ndërtimi i gardhit u anashkalua si opsion dhe u vendos dërgimi në kufi i trupave ushtarake.

Në korrik, Kryeministri hungarez Victor Orban i ofroi homologut të tij malazez ndihmë për të përballuar krizën e migracionit. Sipas Orban, Mali i Zi në këtë mënyrë do të mbrojë jo vetëm territorin e vet, por edhe të Hungarisë dhe të gjithë Bashkimit Europian. Refugjatët e Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore, për të shkuar drejt vendeve perëndimore të BE’së, kanë gjetur një rrugë të re, duke kaluar përmes Shqipërisë, Malit të Zi dhe Bosnje-Hercegovinës.

Gjatë vitit të kaluar ka pasur një rritje të numrit të migrantëve në Mal të Zi. Në gjashtë muajt e parë të këtij viti janë regjistruar 2113 persona të ardhur nga Siria , Pakistani, Algjeria dhe Maroku, shifër kjo që është gati dhjetë herë më e lartë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Mali i Zi i ka përgatitur edhe dy vendstrehime për emigrantët e mundshëm nga Lindja e Mesme dhe nga Afrika. Ata janë dy ish baza të ish Ushtrisë Jugosllave në Bozhaj, pranë kufirit me Shqipërinë dhe në Zogaj të Ulqinit.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë