Loading…

Ushtria amerikane trajnon oficerët dhe nënoficerët Regjimentin e Parë të Këmbësorisë

  • 06/12/2021 | 19:26

Ushtria amerikane trajnon oficerët dhe nënoficerët Regjimentin e Parë të Këmbësorisë

Në vazhdën e përgatitjeve për ngritjen e aftësive planifikuese taktike, ushtarakët amerikanë realizuan trajnimin për oficerët dhe nënoficerët e Regjimenti i Parë i Këmbësorisë rreth Procesit të Vendim-Marrjes Ushtarake, ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj.


Ai në një postim në Facebook bën të ditur se ky trajnim ishte i fokusuar edhe në këmbimin e përvojave mes ushtarakëve tanë dhe atyre amerikan.

Aktiviteti i paraprinë Ushtrimit në Vendkomandë, të cilin Regjimenti i Parë planifikon ta realizoj në bashkëpunim me Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes me qëllim të testimit të aftësive planifikuese.

Ushtrimi në Vendkomandë dhe ushtrimet tjera të planifikuara për vitin 2022 do të ndihmojnë Regjimentin e Parë të Këmbësorisë në rrugëtimin drejtë validimit të aftësive dhe kapaciteteve të plota operacionale në Stërvitjen më të madhe të forcave amerikane në Evropë “DEFENDER- Europe’23”, shkruan Mehaj.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë