Loading…

Ushtria Amerikane përjashtoi 240 marinsa që refuzuan të vaksinohen, 8 mijë mbeten ende të pavaksinuar

  • 10/02/2022 | 17:49

Ushtria Amerikane përjashtoi 240 marinsa që refuzuan të vaksinohen, 8 mijë mbeten ende të pavaksinuar

Marina e SHBA’ve ka bërë të ditur të mërkurën se ka përjashtuar nga ushtria 240 marinsa të cilët kishin refuzuar të vaksinohen, transmeton Gazeta Metro.


Afati i fundit i Marinës amerikane që anëtarët e saj aktivë të vaksinohen plotësisht kundër koronavirusit ishte 28 nëntori i vitit të kaluar. Ndërsa anëtarëve të Marinës Rezervë u dha kohë deri më 28 dhjetor 2021, për ta bërë këtë.

Në dhjetor, Marina amerikane njoftoi se do të fillonte shkarkimin e anëtarëve që refuzojnë të vaksinohen, në të njëjtën javë që Forcat Ajrore njoftuan se kishin shkarkuar 27 anëtarë shërbimi dhe Trupat e Marinës kishin shkarkuar 103 sosh, shkruan CNN.

Ushtria amerikane javën e kaluar njoftoi se do të dëbojë nga shërbimi ushtarët që refuzojnë vaksinimin.

Edhe pas masave të rrepta për të dëbuar ushtarët që refuzojnë të vaksinohen, sipas të njëjtit raport kanë mbetur mbi 8000 marinsa ende të pavaksinuar.

Krejt kjo ndodh në vazhdën e debatit të madh në Amerikë rreth asaj se a kanë të drejtë të mos vaksinohen pjesëtarët e ushtrisë, edhe pse rreziku i përhapjes së virusit është më i madh tek ta, për shkak të kontaktit të përditshëm gjatë stërvitjeve ushtarake. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë