Loading…

‘Ushtarë rusë të vrarë rrugëve të qytetit’: Ukrainasit arritën ta çlirojnë qytetin Lyman

  • 02/10/2022 | 20:15

‘Ushtarë rusë të vrarë rrugëve të qytetit’: Ukrainasit arritën ta çlirojnë qytetin Lyman

Dalin pamjet e para të ushtarëve rusë të vrarë nga forcat Ukrainase në qytetin lindor Lyman, shkruan Gazeta Metro.


Lufta në Ukrainë ka arritur në ditën e 221-të. Trupat e Kievit kanë rimarrë qytetin e Lyman në Donetsk. Kjo është një fitore shumë e rëndësishme për ukrainasit, për shkak të rëndësisë strategjike të qytetit, por edhe simbolike, pasi ndodh të nesërmen e shpalljes së aneksimit të 4 rajoneve – përfshirë atë të Donjeckut – nga Putin.

Në qytetin tani më të çliruar, forcat ukrainase marshojnë përpara duke lënë shumë trupa të ushtarëve rusë të vrarë.

Kjo është vazhdimësi e sulmeve ukrainase mbi caqet ruse të cilat kishin pushtuar qytete në lindje të Ukrainës, ku tanimë thuajse një nga një po çlirohen nga ushtria e udhëhequr nga Valery Zaluzhny.

Muaji shtator dhe fillimi i këtij muaji, janë ndër më të suksesshmit për ukrainasit, pasi që secila ofensivë e tyre korri suksese të mëdha në teren.

Kujtojmë se tani më nën kontrollin rus mbetën rajoni i Donbasit me Donjeckun dhe Luhanskun brenda sajë, Marioupoli, Zporizhzhia, Kherson si dhe Krime e cila është pushtuar nga rusët që nga viti 2014.

Dallimin në fushën e betejës po e bëjnë armët e avancuara teknologjike të cilat Ukrainës iu janë dhuruar nga vendet perëndimore, si dhe motivi i lartë i ushtarëve ukrainas./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë