Loading…

Ushtarakët e ardhshëm të ushtrisë së Kosovës (Video)

  • Nga

  • 23/03/2017 | 16:20

Ushtarakët e ardhshëm të ushtrisë së Kosovës (Video)

Kur të gjithë mbase janë duke fjetur, ata zgjohen. Është ora 5:00 e mëngjesit, dhe kadetët e FSK’së gatiten për aktivitetet e ditës që do t’i kalisin për t’u bërë ushtarë të Kosovës.


Dita nis me rreshtimin e inspektimin e kadetëve. Dikush e merr komandën, e të tjerët zbatojnë urdhrat.  Ditën e sotme, komandant do të jetë Bardhyl Dugolli.

17474963_10208295440693276_295944088_n

‘Është ndjenjë hyjnore me shërby për vendin tënd’, thotë Dugolli, teksa sheh kokëlartë.

Gjatë inspektimit, komandot shohin togat e tyre për pastërti e rregull. Gjithë ata që nuk i kanë respektuar rregullat, dënohen me pompa.

Inspektim u bëhet edhe dhomave të fjetjes. Komandot mund të hynë në çdo kohë, kështu që ushtarakët duhet të jenë gati në çdo moment.

‘A e keni rregulluar vendin?’, u thotë komandanti.
‘Zotëri, po, zotëri’, ia kthen kadeti.

I gjithë diskutimi mes tyre bëhet me britma. Kjo bëhet, sipas rreshterëve, për të kalitur kadetët të qëndrojnë besnikë ndaj urdhrave.

Ndërkaq, ushtrimet në poligon janë prej pjesëve më të rëndësishme. Ata kalojnë çdo pengesë, që për ta është thjeshtë numër.

17467813_10208295440773278_1372303557_n

Përderisa ushtrojnë, ata tregojnë se si mësohen të punojnë për atdheun.

‘Ne kadetët gjithmonë frymëzohemi të punojmë për vendin tonë dhe për etosin ushtarak’, i thotë Bardhyli Gazetës Metro.

Pas ushtrimeve në poligon të hapur, ata kalojnë kohë edhe në palestër, ku ushtrojnë me pesha. E, ushtrimet me pesha nuk ua zënë vendin ushtrimeve teorike. Ata në kazermë mësojnë për shkencat ushtarake, e gjithashtu shkojnë në Shkollën Amerikanë në Kosovë për studime.

Pasi hanë darkë, të gjithë një vije, kadetët e rinj zgjodhen dhe marshojnë për në dhoma. Më pas i pret studimi në bibliotekë.

Përderisa për dikënd dita nis si vonë e mbaron herët, kadetët e FSK’së e kanë një ditë të gjatë. Ata kanë aktivitete përgjatë 18 orëve të ditës.

Në orën 23:00, është koha e fjetjes. Duke shkuar për gjumë, ata thonë se kanë vetëm një gjë në mendje: si të gatitën më mirë t’i shërbejnë këtij vendi…/gazetametro.net


Këta janë ushtarakët e ardhshëm të Kosovës by gazetametro

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë