Loading…

Ushqimet fast-food shkaktojnë depresion

  • 14/08/2022 | 10:52

Ushqimet fast-food shkaktojnë depresion

Ushqimet fast-food, mund të shkaktojnë trashje, lodhje në tru dhe depresion, thotë një studim i ri.


Gjetjet rezultuan se yndyra e picave, hamburgerëve dhe e patateve të skuqura – depërton në tru përmes gjakut.

Kjo pasi aty, fast-food prek emocionet tona, hipotalamusin dhe çon në një rritje të simptomave depresive.

Ndërsa hulumtimi u krye në minj, shkencëtarët besojnë se gjetjet mund të shpjegojnë lidhjet ndërmjet depresionit dhe obezitetit.

Anti-depresionët janë më pak të efektshëm për njerëzit e trashë se ato të peshës normale.

Studiuesit sugjerojnë se të qenit i dhjamosur është një faktor shtesë që shkakton depresion, dhe dieta e lartë me yndyrë mund të jetë  fajtori kryesor.

Studimi u drejtua nga Universiteti i Glasgow dhe u botua në Translational Psychiatry.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë