Vitamina K ka rol shumë të madh në koagolim të gjakut, gjë që nuk lejon gjakderdhje të tepërt. Kjo vitaminë ndihmon trupin të absorbojë kalcium, gjë që është shumë i rëndësishëm për eshtëra të shëndosha. Shumë ushqime përmbajnë këtë vitaminë, sidomos ato të gjelbëra. Këto janë ushqimet të cilat përmbajnë më së shumti vitamin K:
1. Selino
Selino është një perime shumë e shijshme dhe shumë lehtë për tu pregatitur. Ajo përmbanë vitaminën K dhe antioksidantë, kalcium.
2. Boronicat
Boronicat janë shumë të shëndetshme sidomos për njerëzit që mbajnë dietë. Përmbajnë shumë vitaminën K, fibra, hekur, zink dhe disa antioksidantë.
3. Lakra
Lakra është e pasur me vitaminën K, vitaminën E, vitaminën C, kalcium, magnezium. Ajo ndihmon organizmin të luftojë kolesterolin e lartë, sëmundjet e stomakut.
4. Spinaqi
Njëri ndër ushqimet më të pasura më vitaminën K dhe me hekur është spinaqi, ska rëndësi nëse e hani të pregatitur apo edhe në sallatë. Preferohet të hahët së paku 3 herë në javë.
5.Brokoli
Nëse hani brokoli çdo ditë, kjo perime ju ndihmon në përmirësimin e syve, zemrës, eshtërave, si dhe në lëkurë. Përmbanë shumë vitaminë K dhe kalcium.
6. Mjedrat
Mjedrat përmbajnë shumë vitamina, ndër to janë vitamina K gjë që e bën këtë pemë të detyrueshme për çdo kend ta konsumojë së paku 2 herë në javë.