Loading…

Urimi ngushëllues nga kryetari Ahmeti për viktimat në Duhël

  • 16/03/2019 | 19:13

Urimi ngushëllues nga kryetari Ahmeti për viktimat në Duhël

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka shprehur ngushëllime familjes Retkoceri e Tmava nga komuna e Lipjanit me rastin e vdekjes së Leonard Retkocerit dhe Sahit Tmavës në rastin tragjik që ndodhi sot në Duhël, transmeton Gazeta Metro.


Ahmeti ka uruar që kjo të jetë ngjarja e fundit që humbim të rinjtë tanë në aksidente komunikacioni.

“Me pikëllim të thellë morra lajmin për vdekjen e tre të rinjve në aksidentin e rëndë në Duhël, dy prej tyre nga Komuna e Lipjanit, Leonard Retkoceri dhe Sahit Tmava nga fshati Llugaxhi. Ky lajm i trishtë dhe i dhëmbshëm na shokoi të gjithëve, ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të të rinjëve, ngushëllime shokëve dhe miqve. Le të jet kjo ngjarja e fundit që humbim të rinjtë tanë në aksidente komunikacioni. Leo do të na mungoj mirësjellja jote dhe kafet tua në Komunë”, ka shkruar Ahmeti. /gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë