Loading…

UP me vetëdije shkel statutin duke lejuar afatin e prillit – Gashi propozon mbylljen e UP-së

  • 30/04/2017 | 08:36

UP me vetëdije shkel statutin duke lejuar afatin e prillit – Gashi propozon mbylljen e UP-së

Neni 111 i Statutit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, përcakton tri afate të provimeve, në janar, qershor dhe afatin e shtatorit.


Por, është bërë praktikë që pothuajse çdo vit ky nen i Statutit të thyhet nga menaxhmenti i Universitetit “Hasan Prishtina”, duke u lejuar edhe një afat tjetër ai i muajit prill.

Rektorati e arsyeton këtë vendim të Senatit, meqë kërkesat e studentëve për një afat shtesë janë të shumta.

Por, nuk e mohojnë se po bëjnë shkelje të statutit.

Që të mos ketë shkelje të tilla, Statuti duhet hartuar në atë mënyrë që t’u konvenojë edhe institucioneve akademike, por edhe vetë studentëve, thotë anëtarja e Komisionit për Arsim në Kuvendin e Kosovës, Teuta Haxhiu, raporton KTV.

Ndërkaq, njohësi i çështjeve arsimore, Shkëlzen Gashi, thotë se shkaku i këtyre keqmenaxhimeve të njëpasnjëshme, UP-ja duhet të mbyllet menjëherë.

Anëtarë të Komisionit për Arsim kanë bërë të ditur se po i presin rekomandimet e rektorëve të Universiteteve për ndryshimet Statutare, por pa miratimin e Ligjit për Arsimin e Lartë, të cilin po e mban peng Lista Serbe, këto probleme nuk mund të zgjidhen.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë