Loading…

UP do që ta largojë profesorin me post-doktoratë të kryer në SHBA

  • 31/03/2017 | 08:31

UP do që ta largojë profesorin me post-doktoratë të kryer në SHBA

Profesori i cili jep mësim në UP me kontratë të rregullt që nga viti 2006, me studime të kryera në universitetet austriake dhe post-doktoratë në SHBA po pengohet të rizgjidhet profesor i rregullt


Këshilli i Fakultetit Filozofik ka rekomanduar që të rishpallet njëra pozitë e konkursit publik për zgjedhjen e personelit akademik, i cili ishte shpallur në nëntor të vitit  2016 për të gjitha fakultetet e Universitetit të Prishtinës.

Rekomandimi për rishpalljen e këtij konkursi ka të bëjë me pozitën për të cilën ka aplikuar Arben Hajrullahu, profesor në Departamentin e Shkencave Politike.

a

Arben Hajrullahu

Hajrullahu është rekomanduar nga kryetari dhe njëri anëtar i Komisionit Recensues për thirrjen e profesorit të rregullt.

Mirëpo, Këshilli ka votuar që të rishpallet konkursi për pozitën e tij duke kërkuar nga Hajrullahu që t’i dëshmojë studimet bachelor, me pretendimin që nuk i ka të kryera.

I kontaktuar nga gazeta Hajrullahu e ka quajtur përsëritjen e konkursit një “lojë” të qëllimshme që ta largojnë nga Fakulteti.

Ndërsa ka bërë të ditur se posedon dokumentacionin se ka kryer të gjitha nivelet e studimeve në Austri, si dhe post-doktoratën në kuadër të programit “Fulbright” në SHBA. /Zëri

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë