Loading…

UP bëhet anëtare e Agjencisë Universitare të Frankofonisë

  • 10/01/2017 | 21:20

UP bëhet anëtare e Agjencisë Universitare të Frankofonisë

Universiteti i Prishtinës është anëtari më i ri i Agjencisë Universitare të Frankofonisë.


Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaji cili ka thënë se ky anëtarësim është shumë domethënës pasiqë krijon mundësi të shumta për profesorët dhe studentët e UP’së.

“Jashtëzakonisht i lumtur që edhe zyrtarisht u njoftuam për pranimin e Universitetit të Prishtinës në Agjencinë Universitare të Frankofonisë, dy vite pas pranimit në Frankofoni. Një anëtarësim shumë domethënës që krijon mundësi të shumta për profesorët dhe studentët e Universitetit të Prishtinës për shkëmbim të përvojave dhe dijes me universitetet frankofone”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Anëtarësimi i Universitetit të Prishtinës në Rrjetin e Universiteteve Frankofone vjen pas lobimit të Kosovës në të gjitha nivelet.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj është takuar me Sekretaren e Përgjithshme të Frankofonisë, Michaëlle Jean dhe me drejtorin e kësaj Agjencisë Universitare të Frankofonisë, Abdellatif Miraoui në Madagakar, në kuadër të Samitit të Frankofonisë.

Me anëtarësimin në këtë organizatë, Universitetet e Kosovës, profesorët dhe studentët kosovarë do të kenë mundësi të komunikojnë me universitetet frankofone, t’u qasen dhe të aplikojnë për programe studentore si bursa, programe shkëmbimi etj. Njëkohësisht, Kosova është ftuar në Asamblenë e Përgjithshme e cila do të mbahet në maj, 2017, në Marok. Kosova u pranua në Organizatën e Frankofonisë në nëntor të vitit 2014./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë