Loading…

UnniGames lajmëron publikimin e versionit beta të lojës “Keys of Triumph”

  • 19/11/2018 | 13:41

UnniGames lajmëron publikimin e versionit beta të lojës “Keys of Triumph”

UnniGames, lajmëron publikimin e lojës së tyre të parë, “Keys Of Triumph” – Një lojë multiplayer 3D, e para në Shqipëri e kësaj përmase, e cila mund të luhet në browser, mobile apo PC ( Windows, Linux, Mac).

“ Keys of Triumph” është një botë virtuale 3D ku ju luani me mijëra lojtarë të tjerë pa pasur nevojë të instaloni gjë, direkt nga browser-i juaj. Ju zgjidhni të bëheni pjesë e një prej shteteve, Arvidea, Aragos apo Danji, filloni lojën në moshën 18 vjecare dhe gradualisht plakeni.

Gjatë jetëgjatësisë tuaj, ju do ju duhet të zotëroni aftësi të ndryshme, të ndihmoni personazhet në lojë me misionet e tyre dhe të mbroni territoret e shtetit tuaj nga pushtimet apo të pushtoni territore të shteteve të tjera. Ju gjithashtu do të mund të krijoni grupimin tuaj brënda në lojë dhe të zgjidhni një mbret për shtetin tuaj ose të kandidoni si një I tille.

Ç’do gjë që ju bëni në lojë ndikon në krijimin e reputacionit tuaj. Në përfundim të jetës së karakterit, ju m,menjëherë do të keni mundësinë të zgjidhni pasardhësin/ pasardhësen duke trashëguar pasurinë dhe një pjesë të reputacionit.

Në qendër të “Keys Of Triumph” janë dhe gurët legjendar të cilët janë unik dhe secili jep aftësi të jashtëzakonshme dhe të vecanta për karakterin që e mbart. Nëse nuk doni të merrni pjesë në luftën ndërmjet shteteve dhe doni të luani i/e vetëm/e, ju mund të eksploroni fushat e shumta të nëndheshme ku do të gjeni përbindsha dhe armë legjendare.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë