Loading…

Universiteti i Prishtinës kërcënohet nga ISIS

  • 15/02/2017 | 12:49

Universiteti i Prishtinës kërcënohet nga ISIS

Prorektori për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, Afrim Hoti, ka thënë për Gazetën Metro se arsyeja e mosmbajtjes së ceremonisë në Fakultetin Filologjik është kërcënimi që kanë marrë përmes një letre në emër të të ashtuquajturit Shtetit Islamik.


“Në vazhdën e përgatitjeve për ta shënuar 47 vjetorin, dje në mëngjes për të përgatitur sallën e kuqe, punëtorët kanë gjetur një letër kërcënuese që thotë se do tu sulmojmë me 15 shkurt. Letra mbante edhe shënimin ISIS dhe fjalët ‘Shihemi te zoti’”, tha Hoti për Gazetën Metro.

Pas kësaj Hoti, thotë se letrën e kanë dorëzuar në Policinë e Kosovës dhe për shkak të kujdesit dhe shmangies nga çfarëdo rreziku i mundshëm, kanë vendosur që ceremonia të mbahet në sallën e Rektoratit.

Hoti ka theksuar se letrën nuk mund ta bëjë publike pasi ajo i është dorëzuar policisë.

Marrjen e kësaj letre kërcënuese nga ISIS’i e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës në një prononcim për gazetametro.net

Më tutje, burimet e Gazetës Metro kanë bërë të ditur se ky kërcënim nuk është vlerësuar edhe aq serioz nga policia.

Policia do të japë më shumë informata për rastin përmes një konference për media që është caktuar për në orën 14:30. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë