Studimi është shumë i rëndësishëm për të gjithë, prandaj ka shumë rëndësi se ku zgjedhni të studioni.
Në kohën tonë vrullin më të madh e ka teknologjia, e cila dita ditës po vjen me prurje të reja dhe shumë efikase në jetën tonë. Sidomos, të rinjt janë shumë të interesuar të studiojnë teknologjinë.
Gazetametro.net sjellë për ju disa nga universitetet më të mira në Evropë për teknologji që ia vlen të studiosh atje.
1.Humboldt-Universteti i Berlinit
Humboldt-Universitätzu nëBerlin është më i miri për të studiuar informatikë në Gjermani.
2. Universiteti ” Ecole Normale Supérieure”
Është universiteti më i mirë për të studiuar informatikë në Francë. Është një institucion i arsimit të lartë jashtë kuadrit të sistemit universitar publik – u konceptua gjatë Revolucionit Fracez
3.Politekniku i Zyrihut
Është universiteti më i mirë për informatikë në Zvicër dhe në Evropën kontinentale. Këtu ka studiuar fizikani teoricien Albert Einstein.
4.Universiteti i Milanos
Politekniku i Milanos është i pari në klasifikimin evropian në fushën elektronike. I themeluar më 1954 është institucioni i lartë arsimor më i mirë për informatikë në Itali.
5. Universiteti i Mynihut në Bayern
Është një nga universitet më të vjetra të Gjermanisë dhe është klasifikuar në vendin e 20° në Evropë për informatikë. Disa nga të diplomuarit janë punësuar në selinë qendrore zvicerane të Google.
6. Universiteti “KU Leuven”
Ky universitet është në Belgjikë. Këtu do të jeni të sigurtë se do të përjetoni një eksperiencë formuese unike dhe vërtetë tërësore. /gazetametro.net