Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Vullnetarët e Kombeve të Bashkuara (UNV) do të lansojnë sot një online fushatë avokimi për mjedisin dhe shëndetin.
Qëllimi i kësaj fushate të titulluar #ecokosovo është ndërgjegjësimi për mjedisin dhe ndikimet në shëndet.
Gjithashtu qëllim tjetër është edhe krijimi i një hapësire ku qytetarët e Kosovës mund të dërgojnë fotografi të cilat më së miri e pasqyrojnë situatën aktuale në Kosovë.
Parandaj në një komunikat për media ata kanë ftuar qytetarët të dërgojnë deri në pesë (5) fotografi që janë realizuar në Kosovë gjatë vitit 2016 dhe të pa-publikuara më parë, me një përshkrim të shkurtër dhe hash-tag #ecokosovo.
Fotografitë mund të dërgohen në Facebook, Twitter dhe Instagram nga 17 nëntori deri më 6 dhjetor 2016. Tri fotot më të mira, të përzgjedhura nga një juri profesionale, do të shpërblehen./gazetametro.net