Loading…

‘Ultimatum’ nga Ambasada Gjermane: Formoni institucionet, Kosova s’ka më kohë për bllokada politike

  • 06/08/2026 | 09:32

‘Ultimatum’ nga Ambasada Gjermane: Formoni institucionet, Kosova s’ka më kohë për bllokada politike

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë bëri thirrje që procesi i krijimit të institucioneve të reja të përfundojë sa më parë, duke nënvizuar se vendi ka nevojë për stabilitet politik dhe funksionim të plotë institucional, transmeton Gazeta Metro.


Në një reagim publik, misioni diplomatik gjerman ka shprehur pritjen që procesi të përmbyllet pa zvarritje, në mënyrë që institucionet e reja të mund ta ushtrojnë mandatin e tyre të plotë.

“Kosova nuk ka kohë për të humbur. Shpresojmë që institucionet e reja të formohen në kohën e duhur dhe për një mandat të plotë”, thuhet në reagim.

Sa i përket zhvillimeve politike dhe kontakteve ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ambasada e Gjermanisë nuk ka dhënë komente, duke shmangur përfshirjen në procesin e negociatave.

Megjithatë, ajo ka ritheksuar se mbetet thelbësore që vendi të mos humbasë ritmin në avancimin e objektivave që lidhen me integrimin evropian dhe zbatimin e reformave të nevojshme./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë