Loading…

Ultimatum në çastin e fundit: Tash po dihet se çfarë kërkon Prishtina nga Beogradi

  • 07/09/2018 | 15:27

Ultimatum në çastin e fundit: Tash po dihet se çfarë kërkon Prishtina nga Beogradi

Katër pika, të cilat presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i ka paraqitur si mbështetje kryesore në bisedimet me Beogradin nuk do të thonë asgjë tjetër pos ultimatum.


Kështu për “Sputnik”-un për Serbi ka komentuar mbrëmë profesori i të drejtës ndërkombëtare Dejan Mitrovic, duke thënë se në këto rrethana Serbia nuk duhet të ngutet për të miratuar zgjidhjen përfundimtare për Kosovën, transmeton gazetametro.net.

“Propozimi i Thaçit shtë më i keq dhe më i papërshtatshëm se Marrëveshja e Brukselit. Nga ana tjetër, nuk po dëgjoj nga ana e ekipit tonë [serb] kurrëfarë detajesh të propozimit, pos idesë se do të përkufizohemi. Sipas parimeve të Thaçit, Beogradi do t’ia mundësonte Kosovës të hyjë në OKB dhe organizata tjera, plus të na i marrin tri komuna në jug të Serbisë. Po ashtu, Gazivoda është në Serbi të ngushtë e jo vetëm në Kosovë, kështu që ata do të fitonin edhe një pjesë të territorit tonë jashtë Kosovës. Dhe tërë këto për korrigjimin e kufijve, i cili nuk përfshinë veriun e Kosovës”, ka thënë ai.

Në pyetjen se a është e mundur se Thaçi këto katër pika i ka përmendur vetëm sa për ta qetësuar skenën politike të brendshme e cila është më se e tensionuar, Mitrovic ka thënë se do të mund të pajtohej me këtë, sikur të dëgjonte nga Beogradi porosinë e qartë se këto nuk janë qëndrime zyrtare të Prishtinës.

Në fund të fundit, është zor të besohet se edhe kjo që thotë bashkëbiseduesi i “Sputnik”-ut s’është gjë tjetër pos edhe një spekulim i radhës./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë