Loading…

Ulqinakët sqarojnë çmimet për pushimet e juaja

  • 27/06/2017 | 09:56

Ulqinakët sqarojnë çmimet për pushimet e juaja

Pothuajse të gjitha mediat kosovare por edhe disa të atyre shqiptare në Maqedoni, ditën e diele kanë plasuar një shkrim rreth ndryshimit të çmimeve në mes dy qyteteve turistike, Durrësit dhe Ulqinit, vende ku përfundojnë për të kaluar pushimet e veta pjesa më e madhe e qytetareve nga ato anë.


Më poshtë po japin në tërësi këtë shkrim i cili duke pasur parasysh situatën aspak të mirë ekonomike të pjesës më të madhe të banorëve të atjeshëm edhe mund të ndikojë në përcaktimin e destinacionit të qytetetarëve se ku do i kalojnë pushimet e tyre verore.

Ulqini dhe Durrësi pritet të jenë përsëri destinacionet më të frekuentuara bregdetare për kosovarët. Jo vetëm shteti dhe cilësia i bëjnë që të dallojnë dy plazhet e njohura.

Diferenca në çmim duket të jetë goxha e madhe mes dy vendeve turistike.

Përderisa në Ulqin siç potencohet një çadër me dy shtretër plazhi kushton nga 7 deri në 10 euro, në Durrës çmimi sillet nga 2 deri në 4 euro.

Për hirë të vertetës, në Ulqin gjatë gjithë sezonit në plazhe të ndryshme të tij një çadër me dy shtretër plazhi mund ta gjesh edhe me çmim prej 4 ose 5 euro.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë