Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka përcaktuar çmimet maksimale të shitjes për produktet e naftës që do të vlejnë gjatë ditës së enjte, transmeton Gazeta Metro.
Sipas vendimit të publikuar nga kjo ministri, nafta do të mund të shitet deri në 1.72 euro për litër, që paraqet një ulje prej pesë centësh krahasuar me ditën paraprake.
Edhe çmimi maksimal i benzinës është reduktuar për pesë centë, duke u vendosur në 1.45 euro për litër.
Ndërkohë, gazi do të ketë çmim maksimal prej 0.60 euro për litër. Çmimet e reja të lejuara do të hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe do të zbatohen sipas përcaktimit të ministrisë./gazetametro.net