Distrikti jugor i Komandës Operative të Forcave të Armatosura të Ukrainës tha se forcat ukrainase vranë 29 “pushtues” dhe shkatërruan artileri, automjete të blinduara dhe një depo furnizimi ushtarak.
Në Ukrainën jugore, forcat e Kievit zmbrapsën një tentativë avancimi nga forcat ruse pranë qytetit Bilohirka, në verilindje të Hersonit, tha analisti ushtarak ukrainas, Oleh Zhdanov.
Pretendimet nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur.
“Që nga muaji i kaluar, forcat ruse kanë arritur përparime minimale, dhe në disa raste ne kemi përparuar”, tha në një video-mesazh këshilltari presidencial ukrainas, Oleksiy Arestovych. “Ajo që po shohim është një ‘ngërç strategjik’”.
ANNA News is saying that Russian air defenses are shooting at Ukrainian UAVs conducting reconnaissance on the Crimean bridge. 2.https://t.co/q0nEcm0f6g pic.twitter.com/9947keJBqa
— Rob Lee (@RALee85) August 18, 2022
Të enjten mbrëma janë raportuar bombardime ukrainase në Krime që kontrollohet nga rusët që më 2014’n. Kundërajrorët rus raportohet të jenë aktivizuar në qytetin e vjetër Kerch në lindje të gadishullit.
Officials in Crimea said that Russian air defenses are operating tonight in Kerch. https://t.co/tYa8ugVln1 pic.twitter.com/HIBUXjAYvr
— Rob Lee (@RALee85) August 18, 2022
Poashtu ka raporte se depo armatimi në qytetin rus Belgorod po digjen dhe ka shpërthime masive. Ky qytet rus gjendet në rajon kufitar me Ukrainën, dhe është një pikë kyçe logjistike për furnizimin e forcave ruse në Ukrainë. Kjo nuk ishte hera e parë që ishte cak i forcave ukrainase./gazetametro.net
Detonation at the BC warehouse in the Belgorod region continues pic.twitter.com/Q3FfXlya5X
— ТРУХАEnglish (@TpyxaNews) August 18, 2022