Loading…

Ukrainasit të pandalshëm: Çlirojnë periferitë e qytetit të dytë më të madh të Ukrainës

  • 25/03/2022 | 23:03

Ukrainasit të pandalshëm: Çlirojnë periferitë e qytetit të dytë më të madh të Ukrainës

Kur kemi hyrë në javën e pestë të luftës në Ukrainë, me dështimin e strategjisë fillestare ruse për t’i marrë nën kontroll qytetet kryesore, tashmë ukrainasit janë në kundërsulm në disa fronte, shkruan Gazeta Metro.


Qyteti verior i Kharkiv ka qenë skenë e betejave të ashpra mes rusëve e ukrainasve që nga dita e parë e luftës. Kharkiv ka qenë një ndër caqet kryesore të ushtrisë pushtuese për shkak të rëndësisë së saj startegjike.

Tash, një muaj pas fillimit të agresionit rus mbi Ukrainën, periferitë e Kharkiv janë çliruar si rrjedhojë e kundërsulmit të ushtrisë ukrainase.

Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë çliruar periferitë lindore të Kharkiv – Olkhovka dhe Malaya Rogan, sipas deputetes ukrainase Irina Gerashchenko.

Humbjet ruse kanë qenë evidente, jo vetëm në Kharkiv. Sipas ukrainasve, rreth 15 mijë rusë janë vrarë deri më tani, ndërsa NATO beson se numri i vdekjeve varion prej 7 mijë e deri në 15 mijë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë