Loading…

Ukrainasit sakatojnë rusët me HIMARS amerikan, vranë komandantë të armatës së dytë dhe 20 agjentë të FSB

  • 18/08/2022 | 18:50

Ukrainasit sakatojnë rusët me HIMARS amerikan, vranë komandantë të armatës së dytë dhe 20 agjentë të FSB

Rusia ka humbur edhe një qendër tjetër komanduese nga një sulm me raketa të realizuar nga ushtria ukrainase në Donbas – duke hedhur në erë një objekt të tërë.


Videoja e filmuar nga qyteti i okupuar ukrainas Lysychansk dhe i postuar në Telegram, shfaq momentin kur raketat ukrainase godasin objektin që shërbente si qendër komanduese e rusëve, transmetoi Telegrafi.

Madje ka pamje edhe pas sulmit ku shihet i tërë objekti i rrafshuar dhe flamuri i shqyer i Rusisë, pas hyrjes së forcave ukrainase në atë rajon.

Serhiy Haidai, guvernator rajonal, tha se ushtria ukrainase ka goditur me raketa qendrën komanduese – që dikur e kishte përdorur për të njëjtin qëllim Shërbimi Sekret i Ukrainës.

Kievi pretendon se nga ky sulm raketor, kanë humbur jetën 100 ushtarë rusë – përfshirë 20 pjesëtarë të FSB-së ruse.

Një sulm i ngjashëm mbi një qendër komanduese të rusëve ndodhi një ditë më herët, kur “selia” e ushtrisë private të Vladimir Putinit – Wagner u bombardua nga ukrainasit.

Ishte një fotografi e postuar në rrjetet sociale që i “tradhtoi” pjesëtarët e Wagnerit të presidentit rus. Përmes saj, ukrainasit arritën t’i lokalizojnë dhe më pas t’i bombardojnë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë