Loading…

Ukrainasit rezistojnë heroikisht, as 1% e popullatës nuk i lëshon shtëpitë

  • 24/02/2022 | 22:08

Ukrainasit rezistojnë heroikisht, as 1% e popullatës nuk i lëshon shtëpitë

Rusia kishte llogaritur në panikun e ukrainasve që ta kryente pushtimin sa më shpejt, por kjo nuk ndodhi pasi rusët kanë hasur në kokëfortësinë e ukrainasve dhe pushtimi i Ukrainës duket shumë i vështirë, transmeton Gazeta Metro.


Gjatë ditës kanë dalë pamje nga më të ndryshmet ku shihen ukrainas duke ikur, sidomos nga Kievi, por sipas agjencisë së refugjatëve të OKB’së, vetëm 100 mijë ukrainas i kanë lëshuar shtëpitë e tyre, që në relacion me popullsinë 44 milionëshe, i bie që vetëm 0.22% e popullatës.

Zelensky bëri thirrje që popullata të rezistojë dhe luftojë deri në fund për mbrojtjen e Ukrainës, duke ftuar të gjithë ata që mund të mbajnë armë të paraqiten në shtabet ushtarake dhe të armatosen.

Ukraina po i bën ballë sulmit barbar rus që nga orët e para të mëngjesit dhe ka marrë mbështetjen e plotë nga Perëndimi që të vazhdojë të luftojë për të mbrojtur lirinë e popullit ukrainas./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë