Loading…

Ukrainasit po fitojnë Betejën për Kiev, çliruan aeroportin Hostomel, i kanë ‘zhbë tërësisht’ parashutistët rusë

  • 24/02/2022 | 20:55

Ukrainasit po fitojnë Betejën për Kiev, çliruan aeroportin Hostomel, i kanë ‘zhbë tërësisht’ parashutistët rusë

Parashutistët rusë që kishin zaptuar njërin nga dy aeroportet përreth Kiev, atë Hostomel, e kanë çliruar sonte as 24 orë pas pushtimit, transmeton Gazeta Metro.


Pas luftimeve të ashpra mes ushtrisë ruse dhe diversantëve parashutistë rusë në aeroportin Hostomel, në rajonin e Kiev, ai është çliruar ka njoftuar këshilltari i presidentit ukrainas, Oleksii Arestovych.

Në fillim të ofensivës ruse në Ukranainë dhe para saj ishte mësuar se cak kanë Kievin për ta pushtuar që t’i japin një goditje të rëndë moralit ukrainas. Sulmet në lindje dhe në juglindje të Krimesë kanë pasur pak efekt përveç lidhur armatat ndërluftuese.

Njësite parashutistësh rusë kanë zbritur pas një fushate të shpejtë dhe shpeshtë bombardimi me predha balistike dhe nga ajri në dy qytetet e mëdha të Ukrainës prapa vijës së frontit me shpresë se shpërthejnë në lindje dhe bie morali nga sulmi i furishëm. Kanë dështuar keq si duket pasi luftimet vazhdojnë edhe në aeroportin Antonov, 25 kilometra, ku ka mundësi që parashutistët rus të mbeten të rrethuar apo të ‘zhbëhen’ si në Hostomel.

As propaganda ruse nuk ka ndezur me luftën e ‘hibride’, ukrainasit kanë qëndruar dhe nuk janë larguar përpos brenda vendit ku janë zhvendosur rreth 100 mijë banorë. Mijëra qytetarë ukrainas i janë përgjigjur thirrjes së presidentit Zelenskiy për të luftuar./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë