Loading…

Ukrainasit gjejnë dokumente të klasifikuar plot me të dhëna të ushtrisë ruse

  • 02/07/2022 | 15:05

Ukrainasit gjejnë dokumente të klasifikuar plot me të dhëna të ushtrisë ruse

Ukraina ka gjetur një hard disk që përmban rreth 100 GB të dhëna ushtarake ruse, sipas Shërbimit Shtetëror Kufitar.


Ai u zbulua në rajonin Chernihiv të Ukrainës veriore ndërsa rojet kufitare ishin duke “kryer detyrat”, sipas Kievit.

Hard disku përmban një listë të stafit dhe të dhëna biografike të ushtrisë ruse nga një njësi e veçantë e artilerisë së mbrojtjes ajrore, raporton skynews.

Ai përmban gjithashtu detaje të armëve ruse, si dhe të dhëna për stërvitjet ushtarake.

Një numër i dokumenteve thuhet se u etiketuan “të klasifikuara. Oficerët ukrainas të zbatimit të ligjit tani kanë fotografi, karakteristika, kopje të pasaportave dhe dokumente të tjera të pushtuesve”, thotë Shërbimi Shtetëror Kufitar.

Ndryshe, Rusia ka vazhduar edhe sot me bombardime, ku kanë mbetur të vdekur katër persona.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë