Loading…

Ukrainasit depërtojnë 32 km për dy ditë, luftojnë në Luhansk që ishte tërësisht nën rusët

  • 05/10/2022 | 19:18

Ukrainasit depërtojnë 32 km për dy ditë, luftojnë në Luhansk që ishte tërësisht nën rusët

Ushtria ukrainase ka përparuar në rajonin e Luhansk, në frontin lindor që deri tani ishte i tëri nën kontrollin e forcave okupatore ruse. Në jug forcat ukrainase kanë çarë frontin drejt Kherson dhe kanë depërtuar dhe kanë zmbrapsur rusët nga 18 vendbanime deri tani, transmeton Gazeta Metro.


Sipas raporteve forcat ukrainase kanë hyrë në provincën e Luhansk sipas Serhiy Hayday që njoftoi se disa vendbanime tashmë janë çliruar. Njejtë është vazhduar drejt edhe në qarkun e Kharkiv ku janë raportuar përparime të ukrainasve.

Forcat ukrainase tani mund të godasin qytetet kyçe për logjistikën ruse, Svatove dhe Kreminna, ku është kaluar lumi Oskil dhe nga veriu rrezikojnë rusët në Severodonetsk dhe Lysychansk.

Sipas raporteve forcat ukrainase kanë çliruar tashmë vendbanimin Hrekivka në Luhansk.

Rusët janë tërhequr pasi rrezikonin rrethimin nga forcat ukrainase që kanë çliruar 32 kilometra territor brenda 2 ditëve të fundit.

Në betejën për Kherson është raportuar se forcat ruse janë tërhequr nga 18 vendbanime për t’iu shmangur rrethimit nga ukrainasit dhe kanë braktisur pika kyçe logjistike dhe kanë humbur mbi 1000 kilometra katror brenda 4 ditësh./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë