Loading…

Ukraina tentoi të blinte ‘Mburojën e hekurt’ nga SHBA: Izraeli e bllokoi, s’donte të prishej me Rusinë

  • 17/02/2022 | 19:10

Ukraina tentoi të blinte ‘Mburojën e hekurt’ nga SHBA: Izraeli e bllokoi, s’donte të prishej me Rusinë

Izraeli thuhet se bllokoi një përpjekje të SHBA’ve për të furnizuar Ukrainën me sistemin e mbrojtjes ‘Iron Dome’ nga frika se do të dëmtonte marrëdhëniet e tyre me Rusinë, transmeton Gazeta Metro.


Vitin e kaluar Kievi zyrtar kontaktoi SHBA’të rreth mundësisë së blerjes së sistemit të mbrojtjes ajrore, por sipas raportimeve kjo kërkesë u ndalua nga Izraeli.

Përfaqësuesit e Ukrainës filluan të punojnë fuqishëm në Washington vitin e kaluar për të bindur ligjvënësit amerikanë që të nisin transferimin e sistemit të mbrojtjes me raketa dhe mortaja tek ta.

Sipas raportit, aftësitë e sistemit të mbrojtjes , veçanërisht gjatë luftës së Gazës 2021, zgjuan interesin e zyrtarëve ukrainas për t’u furnizuar me këtë sistem, ka raportuar Ynet News.

Megjithatë, për shkak se ‘Iron Dome’ apo ‘Kupola e hekurt’ është një projekt i përbashkët izraelito-amerikan, një shitje te një palë e tretë nuk mund të bëhet pa miratimin e të dy vendeve.

Zyrtarët izraelitë ia bënë të qartë administratës amerikane në bisedimet jozyrtare se nuk do të pajtoheshin me transferimin e baterive të Kupolës së Hekurt në Kiev, nga frika se kjo do të dëmtonte marrëdhëniet e saj me Rusinë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë