Loading…

Ukraina pajtohet të bisedoj me Rusinë: Ky do jetë vendtakimi

  • 27/02/2022 | 15:01

Ukraina pajtohet të bisedoj me Rusinë: Ky do jetë vendtakimi

Presidenti ukrainas Volodymy Zelenskyi, ka zhvilluar një bisedë telefonike me liderin e Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, transmeton Gazeta Metro.


Në këtë bisedë Zelenskiy e Lukashenko u pajtuan të zhvillojnë bisedime me delegacionin rus pa parakushte.

Takimi do mbahet në kufirin mes Ukrainës dhe Bjellorusisë, pranë lumit Pripyat.

”Volodymyr Zelenskyi sapo foli me Alexander Lukashenkon
Politikanët kanë rënë dakord që delegacioni ukrainas të takohet me delegacionin rus pa parakushte në kufirin ukrainas-bjellorusi, pranë lumit Pripyat”, thuhet në njoftimin e Kyiv Indepedent, transmeton Gazeta Metro.

Kjo vjen pasi delegacioni rus pati ftuar Zelenskyin të bisedojnë në Homel të Bjellorusisë, që u refuzua nga presidenti ukrainas, duke thënë se edhe ky shtet ka qëndrim agresori ndaj tyre dhe nuk pranon./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë