Loading…

Ukraina ia rrëzon në ajër avionin ushtarak Rusisë: E bën shkrumb

  • 24/02/2022 | 13:19

Ukraina ia rrëzon në ajër avionin ushtarak Rusisë: E bën shkrumb

Ky imazh i publikuar nga disa media ukrainase, tregon një avion rus që shpërthen në ajër. Sipas mediave ukrainase , avioni rus është qëlluar nga ushtria e Ukrainës.


Forcat e armatosura të Ukrainës tani pretendojnë se kanë shkatërruar 6 avionë dhe 2 helikopterë. Gjithashtu u luftua sulmi në Schastia, gjatë të cilit me sa duket u shkatërruan 2 tanke dhe “rreth 50 pushtues rusë u vranë”, sipas mediave ruse,.

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës nga Donbasi duke shkaktuar shtatë të vrarë dhe nëntë të plagosur deri më tani.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, tha këtë mëngjes se Rusia nisi pushtimin e vendit të tij, shkruan Periskopi.

Në një postim në Twitter, Kuleba shkroi se presidenti rus, Vladimir Putin ka nisur “pushtimin e Ukrainës në shkallë të plotë”.

Ai tha se Ukraina do ta mbrojë veten dhe se “bota mund dhe duhet ta ndalë Putinin”.

“Qytetet paqësore të Ukrainës janë nën sulm. Kjo është një luftë agresioni”, tha Kuleba.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë