Loading…

Ukë Rugova kandidat i LDK’së për Prishtinë?

  • 18/04/2017 | 16:00

Ukë Rugova kandidat i LDK’së për Prishtinë?

Sa më shumë që po afrohen zgjedhjet lokale, të cilat do të mbahen në nëntor të këtij viti, po përflitet për emra kandidatësh, me të cilët partitë politike do të garojnë për kryetar të kryeqytetit.


Gazeta Bota Sot, e afërt me LDK’në, raporton se djali i vogël i presidentit Ibrahim Rugova, Uka, pritet të jetë kandidat i kësaj partie për kryetar të Prishtinës.

Sipas kësaj gazete, një grup aktivistësh të nëndegëve të Qendrës, Dardanisë dhe Ulpianes kanë filluar takime intensive që djali i presidentit historik Ibrahim Rugova, Ukë Rugova të jetë kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës.

“E kemi marrë këtë nisme sepse besojmë që elektorati i Prishtinës në mënyrë unanime do ta mbështeste Ukë Rugovën”, citon Bota Sot të ketë thënë një zyrtar i LDK-së në kryeqytet.

Duhet theksuar se Ukë Rugova është i akuzuar për falsifikim të vizave në Ambasadën italiane në Prishtinë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë