Loading…

Ujku në Krushe të Madhe hedhet në traktor, bëhet apel për kujdes 

  • 07/07/2022 | 08:42

Ujku në Krushe të Madhe hedhet në traktor, bëhet apel për kujdes 

Bujqit në Krushe të Mdhe të Rahovecit gjatë punimit në ara kanë parë disa ujq, madje njëri nga ta është hedhur në traktor, por bujkun e ka shpëtuar kabina e traktorit.


Rastin e ka raportuar kryetari i fshatit Selami Hoti.

Postimi plotë:

S’PO DUKET TË JETË VIT I MBARË, UJQËRIT NË VERË. TË URITUR APO TË TRAZUAR!?

Ditë më parë, kushëri im, z. Enver Hoti u ankua se gjatë lëvrimit në mes Krushës e Nagavcit, i kishin dalur ujqërit dhe njëri bile i ishte hedhur në traktor (për fat, traktorin e ka me kabinë) dhe kishte shpëtuar nga më e keqja.

Kjo është përsëritur edhe në ditët në vijim dhe si pasojë ara i ka ngelur e pa lëvruar, por Enveri ka ngelur i traumatizuar nga kjo dukuri si dhe frikësohet që mos t’a pësojnë fëmijët.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë