Loading…

Uji  lëshohet pas orës 22:00

  • 09/03/2017 | 19:56

Uji  lëshohet pas orës 22:00

Shpërthimi i një gypi të ujësjellësit në rrugën “Luan Haradinaj” ka bërë që një zonë e madhe e Prishtinës të ngelet pa ujë të pijshëm.


Por, kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, njofton se gypi po rregullohet dhe uji do të lëshohet pas orës 22:00.

Ai, këtë njoftim e ka bërë përmes një publikimi në rrjetin social Facebook.

“Sot në rrugën ‘Luan Haradinaj’ ka shpërthyer gypi kryesor i ujit Fi 300 që furnizon një pjesë të madhe të qendrës. Ekipet e ujësjellësit e kanë ndalur ujin dhe janë duke punuar urgjentisht në zëvendësimin e gypit. Sapo bisedova me drejtorin e Ujësjellësit dhe pritet që në orët e mbrëmjes të sanohet dhe pas orës 22:00 të lëshohet uji”, shkruan Ahmeti në Facebook. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë