Loading…

Ujësjellësi ‘Prishtina’: Uji në Fushë Kosovë do të ofrohet përmes autoboteve

  • 29/11/2023 | 12:38

Ujësjellësi ‘Prishtina’: Uji në Fushë Kosovë do të ofrohet përmes autoboteve

Uji në Fushë Kosovë konsumatorëve do t’ju ofrohet përmes autoboteve, kjo pas situatës me turbullirë në kanalin e Ibër Lepencit, shkruan Gazeta Metro.


Një nga autobotet është pozicionuar në rrugën“Arbëria” në lagjen Eliza deri në orën 13:00, ku pastaj do të kalojë te kompleksi Ulpiana në rrugën“Dardania” në Fushë Kosovë.

Autobotet do lëvizin në të gjitha zonat e Fushë Kosovës, njofton Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”.

“Me qëllim të përmbushjes së nevojave për furnizim me ujë për pije, pas situatës me turbullirë në kanalin e Ibër Lepencit dhe nё pamundësi tё bëjmë furnizimin e rregullt te tё gjithë konsumatorët, sot më datё 29.11.2023 e kemi parë nevojën pёr t’ju ofruar shërbim tё furnizimit me ujё konsumatorëve, përmes autoboteve”, thuhet në njoftim.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë