Faqja zyrtare e UEFA Euro 2020 në Twitter, ka publikuar golin e Lirim Kastratit në kuadër të ndeshjes së fundit të Ligës së Kombeve, shkruan Gazeta Metro.
Lirim Kastrati shënoi një gol të bukur në këtë ndeshje duke thyer kështu hegjemoninë pa fitore të Kosovës për më shumë se 10 ndeshje dhe duke fituar këtë ndeshje kundër Moldavisë.
Kosova më 7 dhjetor pritet që të mësojë kundërshtarët në Kualifikimet për Botëror Katari 2022.
Kosova gjatë muajit nëntor e humbi mundësinë për t’u kualifikuar në Euro 2020 për shkak se humbi në gjysmëfinale kundër Maqedonisë me rezultat 2-1.
Më poshtë postimi i UEFA. /gazetametro.net
🇽🇰 Lirim Kastrati led Kosovo to #NationsLeague win with 𝑻𝑯𝑰𝑺 goal 😱
⚽️ @FFK_KS pic.twitter.com/l78RhlPONy
— UEFA EURO 2020 (@EURO2020) November 27, 2020