Loading…

UEFA kërkon ‘kokën’ e Infantino-s: Kemi humbur plotësisht besimin tek ai

  • 01/08/2026 | 17:51

UEFA kërkon ‘kokën’ e Infantino-s: Kemi humbur plotësisht besimin tek ai

Pasojat e planit të investimeve të anuluara po intensifikohen për numrin një të FIFA-s, pasi UEFA pak çaste më parë ka bërë me dije se ka humbur besimin në lidershipin e Gianni Infantino-s.


Edhe pse pak orë më parë numri një i FIFA-s bëri me dije se do të tërhiqej nga plani i tij për të krijuar një kompani, e cila do të privatizonte turneun e Kupës së Botës, UEFA nuk është qetësuar duke rreaguar përsëri.

“Udhëheqja aktuale e FIFA-s jo vetëm që ka humbur besimin e UEFA-s, por edhe atë të shumë anëtarëve të tjerë të familjes së futbollit. Kur Gianni Infantino kërkoi besimin dhe votat e shoqatave anëtare të FIFA-s për ta zgjedhur atë si president të tyre në vitin 2016, ai tha: ‘Sigurisht që duhet të jemi transparentë’. Ai u tha palëve të interesuara të mbledhura: ‘Paratë e FIFA-s janë paratë tuaja. Nuk janë paratë e presidentit të FIFA-s. Ju jeni shoqatat kombëtare dhe paratë e FIFA-s duhet të shërbejnë për zhvillimin e futbollit dhe jo për asgjë tjetër’”, thuhej në deklaratë.

“Ai nuk i ka përmbushur të dyja këto premtime. Marrëveshja e shëmtuar, e fshehtë dhe e errët që ai hartoi dhe u përpoq ta zbatonte me forcë ishte gjithçka përveçse transparente. Më herët gjatë javës, dy konfederata të tjera të mëdha dhe figura të larta pranë Infantinos folën kundër planeve. Kjo është një fitore për të gjithë lojën. Por nuk duhet të jetë fundi i historisë. Propozimi u ndal. Detyra e rindërtimit të besimit në FIFA sapo ka filluar”, thuhej në deklaratën e UEFA-s.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë